Zjarri “mbyll” Bibliotekën Kombëtare - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse doni të merrni një libër në Bibliotekën Kombëtare, kjo është e pamundur. Huazimi i librave edhe për të të anëtarësuarit do të jetë një mision pa vlerë e nuk dihet për sa kohë. Megjithatë sallat e leximit do të jenë hapura. Nga zjarri i rënë në datën 15 mars u dëmtuan 3308 njësi, që përfshijnë koleksionin e gazetave, revistave, fondin e librit të huaj e më shumë se 2000 tituj të librit shqip.

Persida Asllani siguron se të dëmtuara janë vetëm kopje e jo njësitë origjinale. E ka mjaftuar vetëm një incident për të kuptuar e ngritur zërin për krizën e hapësirave që ka kapluar këtë institucion dhe për funksionet e mbivendosura të Bibliotekës Kombëtare. Ndaj edhe drejtoresha Asllani kërkon një bibliotekë të re për Tiranën e mbipopulluar.Deri atëherë, zgjidhja për publikun janë bibliotekat e lagjeve, ose leximi në sallat e studimit në Bibliotekën Kombëtare.