Frenimi i azilkërkuesve shqiptare, Xhafaj takon ambasadoren holandeze - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Holanda është një ndër vendet më të prekura nga azilkërkuesit, ku shqiptarët janë në numër të lartë. Ata përdorin Holandën edhe si urë kalimi drejt Britanisë së Madhe. Qeveria holandeze e ka bërë të qartë se asnjë kërkesë për azil nuk do të pranohet. Masat për të parandaluar rritjen e fluksit të azilkërkueseve shqiptarë, ambasadorja holandeze Dewi Van de Weerd, ia ka bërë të ditur ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Diplomatja ka pranuar edhe masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit për frenimin e fenomenit të azilkërkimit. Gjatë takimit, ministri Xhafaj, vuri theksin tek kontrollet e shtuara për forcimin e regjimit kufitar. Në takim u ra dakord dhe për thellim të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, përmes intensifikimit të shkëmbimit të informacionit.


Vitet e fundit Europa është përballur nga një fluks i madh azilkërkuesish, ku shqiptarët renditen të parët. Qendra Kërkimore Amerikane ?Pju Research Center?, në një raport të veçantë, shkruan se 1.1 milionë persona kanë kërkuar azil në Europë në vitet 2015-2016 dhe deri në fund të këtij 2-vjeçari, ende nuk kanë marrë përgjigje për statusin e azilkërkuesit.

Raporti, i cili bazohet në të dhënat qeveritare, si dhe EUROSTAT, tregon se 89% e aplikantëve shqiptarë në vitet 20015-2016 kanë qenë në pritje të njohjes së statusit të tyre. Ata pasohen nga Kosova dhe Afganistani me 77%, më pas Irani e Serbia. Pjesa dërrmuese e azilkërkuesve ka hyrë në Bashkimin Europian nëpërmjet Greqisë dhe Italisë. Ndërkohë Gjermania priti thuajse gjysmën e azilkërkuesve, rreth 45%.