Të ndarë për reformën zgjedhore - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
9 vjet pas miratimit te sistemit zgjedhor proporcional rajonal, debati per reformën zgjedhore, veçanërisht ne kampin opozitar, po dominohet nga ideja per te ndryshuar sistemin. Kreu i LZHK Dashamir Shehi, kërkon rikthimin tek mazhoritari i përziere me proporcional, ndërsa Ndoka është pro nje sistemi proporcional kombëtar.

Ndryshe nga opozita, PS e ka fokusuar nevojën per reforme zgjedhore tek garantimi i te drejtës se votës per emigrantet. Edhe pse ne parim te vegjlit janë pro kesaj lëvizje ata ngrëne nje sere pikëpyetjesh per kete proces.


Por per partitë e vogla vetem nje element është thelbësor tek reforma zgjedhore dhe ky eshte administrimi i votes. Meqenëse nuk kane komisionere e numërues ata jane mbështetësit me te mëdhenj te numërimit e votimit elektronik si nje rruge per te garantuar votën e tyre.