Opinion - C'po ndodh ne Shkoze? (20 shtator 2017)

2018-05-02 4

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Te ftuar: Anila Basha, Lorenc Vangjeli, Osman Hysa, Enio Haxhimihali, Julian Mema

Në studion e emisionit ?Opinion? po trajtohet çështja e Shkozës lagje në kryeqytet, ku disa banesa të qytetarëve po prishen për ndërtimin e unzës së madhe.

Sipas banorëve nëpër shtëpitë e tyre nuk ka shkuar asnjë shkresë për prishjen e ndërtesave të tyre dhe më pas dëmshpërblimin nga shteti. Banorët kanë deklaruar se kanë marrë leje për të ndërtuar banesat e tyre në tokën e cila është e shtetit. Po ashtu banorët në studion e Opinion janë shprehur se ndërtesat e tyre nuk janë legalizuar ndaj edhe ata rrezikojnë të dëmshpërblehen. ?Neve nuk na kanë sjellë asnjë shkresë për atë që do të ndodh me banesat tona. Na ka ardhur një shkresë nga Aluizni dhe pastaj kanë ardhur vetë personat fizik nga INUKU për të prishur ndërtesat? , shpreh Osman Hysa një prej banorëve.

Dhjetra banorë të zonës së Shkozës prej disa ditësh janë ngritur në protestë, pasi mësuan se banesa e tyre do të shembet sepse preket nga projekti i rrugës dhe zgjatimit të lumit Lanë. Banorët e zonës deklaruan sonte në studion e emisionit ?Opinion? se është përdorur një praktikë selektive nga institucionet përkatëse për disa shtëpi që janë brenda zonës që kalon gjurma. Një nga këta banorë, Osman Hysa, tha se kjo gjë po ndodh pa praninë e asnjë dokumenti zyrtar. Ai tregoi se u gjend i befasuar kur me datë 23 maj, i erdhi në shtëpi një person pa asnjë dokument në dorë dhe e lajmëroi se gjurma e projektit kap edhe shtëpinë e tij. Hysa theksoi se shtëpia është ndërtuar me leje në vitin 1984 dhe për këtë arsye nuk mund të shembet pa dëmshpërblim nga shteti. ?Në shkozë ka ndodhur një fenomen që s?ka ndodhur në asnjë vend të Shqipërisë, pasi këtu nuk ka asnjë dokument pronësie. Personalisht kam vetëm banesën të hipotekuar, si shumica e këtyre njerëzve, të paktën 80 përqind të tyre?, tha ai. Hysa tregoi se ka ekzistuar një projekt i mëparshëm që tregonte lumin Lanë tek kalonte përmes një tuneli dhe sipër Lanës, vijonte rruga.

I ftuar në emisionin ?Opinion? për prishjen e banesave në Shkozë ku pritet të kalojë projekti për unazën e madhe në kryeqytet, Drejtori i Kabinetit të Avokatit të Popullit Enio Haxhimihali është shprehur se për shpronësimin e 30 trojeve ka një vendim nga Këshilli i Ministrave i cili ka dalë që në vitin 2016. Më tej Haxhimihali ka treguar edhe kategoritë e banesave që preken nga ky shpronësim. ?Ka një legjislacion në Shqipëri për shpronësimin e cila parashikon një procedurë shumë të saktë që duhet ndjekur. Nga informacionet që ne kemi deri tani ka vetëm një vendim të vitit 2016 për troje jo për banesa. Pra ka një vendim nga Këshilli i Ministrave për 30 emra personash apo institucionesh të cilët pronat i kanë hipotekuar. Ky projekt prek disa kategori banesash, pra banesat që janë hipotekuar, banesat që kanë bërë kërkesë për legalizim dhe banesat të cilat nuk kanë bërë kërkesë për legalizim. Legjislac...