Report TV - Shkodër,500 fishekë në një fushë në Bërdicë

2018-05-02 2

Këtë paradite në një lidhje direkte për Report TV gazetari Elvis Nabolli raportoi se në fshatin Bërdicë të Shkodrës ishin gjetur municione në fushë, rreth 500 fishekë kallashnikovë.

Menjëherë pas këtij transmetimi policia ushtarake ka shkuar në vendngjarje për të kryer procedurat e nevojshme.

500 fishekët u gjetën në fushë nga banorët e fshatit të cilët ishin duke punuar tokën. Gazetari Nabolli po ashtu përcolli edhe apelin e banoërve të clët kërkojën që fishekët të largohen nga zona pasi ata besojnë se ka ende municione të groposura.