http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Njësitë speciale dhe policia kanë ndërmarrë një operacion i madh kundër një grupi kriminal me bazë në Elbasan. Kërkimet e uniformave blu janë shtrirë në disa lagje të ndryshme të qytetit. Raportohet për disa të arrestuar.
Sipas informacioneve janë kryer kontrolle në disa banesa dhe lokale, ku dyshohet se qëndrojnë persona me precedent kriminal.
I pranishëm në Elbasan është dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Cako.
Ky aksion pason incidentin e dy ditëve më parë me policinë gjatë kontrolleve të makinave të blinduara.