Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Inspektorët e Mjedisit në Elbasan kanë nisur një operacion kontrolli në të gjitha subjektet që gjenerojnë mbetje spitalore. Inspektoriati i Mjedisit thotë se për rastet kur do të konstatohen shkelje do të vendosen gjoba sipas një vendimi të Këshillit Bashkiak, ndërsa në fokus do të jenë laboratorët e analizave, klinikat dentare apo edhe farmacitë.
Inspektorati i Mjedisit, pranë Bashkisë së Elbasanit në bashkëpunim me Agjencinë Rajonale të Mjedisit nis aksionin ndaj të gjitha subjekteve që gjenerojnë mbetje spitalore, vajore dhe hidrokarbure, mbetje inerte dhe shtazore të cilat jo vetëm ndotin mjedisin, por rrezikojnë seriozisht dhe shëndetin e qytetarëve.
Kundrejt çdo subjekti, i cili do të rezultojë kundravajtës, do të merren masa sipas vendimit 34 të Këshillit Bashkiak.
Taulant Sinanaj: Faza e parë që ka filluar dje është për mbetjet spitalore. Vetëm ditën e djeshme ne kemi kontrolluar 16 subjekte që janë laboratorë mjekësore, edhe ato gjenerojnë mbetje spitalore, për trajtimin e këtyre mbetjeve, ndarjen në burim, asgjesimin etj. Ne do të vazhdojmë me këtë operacion, në rast shkeljesh sidomos për mbetjet spitalore do të jemi shumë të kujdesshëm në rast shkeljesh, nuk bëhet fjalë vetëm për gjoba por do ta çojmë dhe për ndjekje penale.
Bashkia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e çdo subjekti për të respektuar mjedisin.
Mbetjet spitalore, hidrokarbure dhe ato shtazore mund të bëhen shkak për epidemi dhe paraqesin rrezikshmëri për shëndetin e qytetarëve.
Në fokus të kontrolleve do të jenë edhe farmacitë, laboratorët e analizave, klinikat dentare.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/aksioni-per-mjedisin-kontroll-subjekteve-qe-gjenerojne-mbetje-spitalore/