Partia Socialiste pas tërheqjes nga diskutimi i dekretit të ligjit të mbetjeve në Kuvend ka vendosur që ta rishikojë ligjin.
Në një intervistë për Report Tv, nismëtari i ligjit, Eduard Shalsi shprehet se është koha që ligji për mbetjet të rishikohet edhe njëherë.
Ai thotë se sqarimi për ligjin aktual nuk u kuptua si duhet, prandaj do të realizohet një debat cilësor me aktorët serioz.
?Koha të rishikohet ligji i mbetjeve. Nisma aktuale nuk do të shqyrtohet më. Sot kemi dy rrethana të ndryshme, Parlament e President të ri.
Ka ardhur koha të rishikohet ligji për mbetjet. Sqarimi për ligjin aktual nuk u kuptua si duhet.
Do të realizojmë debat cilësor me aktorët serioz. Qëllimi ynë është që të pastrojmë Shqipërinë? deklaroi ai.
Shalsi: Me mbetjet do merret Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës
Por përpos faktit që ligji do të rishikohet, do të jetë një ministri e re që do të merret me mbetjet.
?Me mbetjet do të merret ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës? tha Shalsi.