Report TV - Tragjedi në Durrës, digjen tre fëmijë të mitur në banesë

2018-05-02 2

Tragjedi në Durrës.Tre fëmijë 3-vjeçarë kanë humbur jetën pasditen e së mërkurës pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.

Fëmijët ishin duke luajtur me një shkrepëse teksa ndodheshin të vetëm në banesë, duke i vënë flakën kolltukut.

Nëna e trinjakëve kishte shkuar për pak çaste tek prindërit e saj, ndërsa babai ishte në punë.

Përpjekjet e fqinjëve për të shpëtuar të vegjlit kanë qenë të kota.

Fëmijët vetëm, nëna mbylli derën dhe iku te prindërit
Babai Gëzim Konçi nuk ka qenë në banesë, po ashtu edhe nëna e trinjakëve.

Babai ka qenë në një fshat afër, ndërsa nëna e tre fëmijëve ka qenë tek shtëpia e prindërve të vet, rreth 100 m larg shtëpisë së saj.

Nëna e fëmijëve Migena Konçi, ka lënë trinjaket në dhomë, ka mbyllur derën e shtëpisë dhe ka shkuar me dy vajzat te prindërit e saj që e kanë banesën po në këtë fshat.

Kur është kthyer nëna banesa ka qenë e përfshirë nga flakët.