Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre fëmijë të mitur (tre vjeç) kanë humbur jetën nga asfiksia pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët. Ngjarja e rëndë u rregjistrua rreth orës 17:30 të pasdites në Durrës, në fshatin Romanat.
Sipas policisë lokale, fëmijët ndodheshin të vetëm në shtëpi, ndërsa nëna e tyre Migena Konçi, kishte shkuar për të marr dy vajzat nga shkolla dhe babai Gazment nuk ishte kthyer ende nga puna.
Flakët e para në banesë janë konstatuar nga fqinji, i cili ka njoftuar familjarët, policinë dhe zjarrëfikset. Por fatkeqësisht trinjakët e moshës 3 vjeç, të seksit mashkull nuk kanë mundur të mbijetojnë.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie, si dhe u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e kësaj tragjedie.
Policia ka ngritur dy pista hetimi, atë të zjarrvënies nga pakujdesia të fëmijëve dhe atë të shkëndisë elektrike. Pavarësisht se fshati Romanat ishte përfshirë nga një stuhi e pazakontë, fqinjët arritën të dëgjonin britmat e tre vëllezërve trenjakë që ndodheshin brenda në banesë dhe kërkonin ndihmë.
Ai ka rendur për të ndihmuar vogëlushët, por e ka pasur të pamundur për të depërtuar në ambjentet e brendëshme të shtëpisë, pasi dera e jashtme dhe ajo e dhomës së gjumit ku ndodheshin fëmijët ishin të mbyllura me çelës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tragjedi-ne-durres-trenjaket-3-vjecare-digjen-ne-banese/