Ora News – Jashtë burgut për një film, gratë e dënuara pjesë e Festivalit

2018-05-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gratë dhe vajzat e privuara nga liria u bënë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut. Në kushte të larta sigurie, ato ndoqën e më pas diskutuan rreth filmit ?Home? të regjisores kosovare, More Raça. Gratë dhe vajzat kërkuan nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve që ndaj tyre të ketë më tepër lehtësira dhe të mos trajtohen vetëm si të burgosura por edhe si nëna.
Për pak orë, i lanë qelitë dhe iu dorëzuan lirisë. Në kushte të larta sigurie, gratë dhe vajzat që vuajnë dënimin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Ali Dem u bënë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të drejtat e njeriut.
Të veshura me kujdes, por edhe të druajtura nga prania e kamerave, ato fiksuan disa momente para aparatit fotografik me organizatorët e Festivalit.
?Home?, filmi i regjisores kosovare More Raça u shfaq për to, në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi. Mohimi i grave nga e drejta e trashëgimisë së pronës ishte në fokus të filmit në të cilin trajtohej edhe tema e dhunës në familje.
Mos na trajtoni si të burgosura, jemi edhe nëna. Ishte ky apeli i grave të privuara nga liria, drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të burgut, ndaj të cilit kërkuan më shumë lehtësira.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/jashte-burgut-per-nje-film-grate-e-denuara-pjese-e-festivalit/

Free Traffic Exchange