Ora News – KLSH kallëzon 2 ish regjistrues dhe 1 hartograf në Kolonjë

2018-05-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy ish-regjistrues dhe një hartograf të ZVRPP në Kolonjë janë kallëzuar nga KLSH në Prokurori, pasi kanë regjistruar prona pa dokumentacione.
Konkretisht KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për TH. GJ dhe A.D, ish-Regjistrues dhe A.M, hartograf me akuzën e ?Shpërdorimit të detyrës?.
KLSH ka zhvilluar një auditim ?ku u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi, duke cënuar interesin publik e që konsistojnë në regjistrime e tjetërsime të pronave nga shteti në persona privat e grup personash në mënyrë të paligjshme?
Njoftimi i KLSH
Janë regjistruar prona pa dokumentacion (në ndarje jo sipas ligjit) me sipërfaqe 14091 ha, regjistruar prona nga transferimi me diferencë prej 145036 m2 nga VKM dhe regjistruar prona në përdorim (të okupuara forcërisht) në kundërshtim me ligjin për sipërfaqe 201711 m2 pa njoftuar organet kompetente duke kthyer në disa raste dhe zërin kadastral ?Rezervuar, rrugë, etj., për sipërafqe 96665 m2. Janë kryer regjistrime, duke i tjetërsuar në kundërshtim me ligjin tek persona privat nga forma ?shtet? një sipërfaqe tokë bujqësore prej 99665 m2.
Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 284/1, datë 15.03.2017, ka përfunduar auditimin në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Kolonjë, me objekt:?Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare për vitin 2014-2016?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/klsh-kallezon-2-ish-regjistrues-dhe-1-hartograf-ne-kolonje/

Free Traffic Exchange