Ora News - Në shërbim të klientëve, Alpha Bank Albania me mjedise të reja

2018-05-02 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mjediset e reja të Alfa Bank në Korçë ofrojnë më shumë hapësirë për t?i shërbyer sa më mirë një numri të madh klientësh. Në ceremoninë e inagurimit të mjediseve të reja të degës së Korçës, drejtori i përgjithshëm i kësaj banke, Periklis Drougkas theksoi se cilësia e lartë e shërbimit udhëheq punën e përditshme të bankës. Kreu i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo theksoi rëndësinë që ka Alfa Bank për komunitetin e biznesit dhe më gjerë.
Alfa Bank inaguroi mjediset e reja të degës së saj në qytetin e Korcës, në një ceremoni ku nuk munguan autoritetet lokale dhe përfaqësues të biznesit. Drejtori i pëtrgjithshëm i Alfa Bank , Periklis Drougkas përshëndeti të pranishmit duke thënë se mjediset e reja janë konceptuar për t?i shërbyer një numri sa më të madh klientësh.
Periklis Drougkas, drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank: ?Përgjatë këtyre 11 viteve që Alfa Bank Albania është e pranishme në Korçë më shumë se 9 mijë klientë individë dhe biznese i kanë besuar produkteve dhe shërbimeve tona të shumta, prandaj ne përpiqemi që të ofrojmë gjithnjë shërbime të personalizuara për të plotësuar çdo nevojë qe klientët tanë kanë për të siguruar një rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm së bashku?.
Kryetari i bashkisë së Korcës, Sotiraq Filo theksoi rëndësinë që ka Alfa Bank për komunitetin e biznesit në Korçë dhe më gjerë.
Sotiraq Filo, kryetari i Bashkisë, Korçë: Alfa Bank në veçanti brenda filozofisë së përgjegjësisë sociale të korporatave alokoi dhe në fonde të caktuara edhe për projekte publike të bashkive?.
Alfa Bank Albania është ndër bankat më të mëdha në vend, me 240 mijë klientë, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ne-sherbim-te-klienteve-alpha-bank-albania-me-mjedise-te-reja/