Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vëzhguesit e emëruar nga Operacioni ndërkombëtar i Monitorimit për mbikëqyrjen e procesit të Vettingut mbërijnë këtë javë në Tiranë.
Komisioni Evropian njoftoi se që nga kjo javë, vëzhguesit e emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për mbikëqyrjen e procesit të Vetingut do të vijnë në Shqipëri për detyrën e tyre afatgjatë.
Sipas njoftimit vendosja në Tiranë e gjithë ekipit prej tetë vëzhguesish një nga SHBA dhe 7 nga vendet e BE, do të përfundojë gjatë javëve të ardhshme, bashkë me mbërritjen e stafit ndihmës për kryerjen e detyrave siç parashikohen në legjislacionin kombëtar.
Ndërkohë, këtë të mërkurë u votuan edhe kandidatët nga radhët e akademikëve, që kanë aplikuar për të qenë pjesë e KLP dhe KLGJ.
Në përfundim të votimit të fshehtë, u kualifikuan të 11 anëtarët, ndërsa emrat do t?i kalojnë Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, së bashku me një listë vlerësimi për ta.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sot-mblidhet-trupa-pedagogjike-per-anetaret-e-klgj-dhe-klp/