Ora News – Banorët e Shkozës të zhgënjyer: Na mashtroi deputetja. PD i mbështet

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një kordon policie dhe një shirit i vendosur përpara aksit ku shemben banesat për ti hapur rrugë zgjerimit të Lanës, të ndalon të shkosh në vendin ky vijon aksioni i IKMT ndërsa një pjesë e banorëve qëndrojnë në rrugë.

Tre familjet, shtëpitë e të cilëve u shembën një ditë më parë, kanë qëndruar te të afërmit, ndërsa të tjerë vazhdojnë të shprehin zhgënjimin se u lanë në mes të rrugës.

Banor: Shteti le të vijë të ulet me ne. Nuk e di ku e ka vënë kokën mbrëmë ai djali me piskamën e mbrëmshme. Jo! Jo!

Deputet të Partisë Demokratike ishin në Shkozë, për të mbështetur Banorët. Deputeti Paloka tha se Rama nuk është treguar njerëzor përballë kësaj situate, pavarësisht premtimeve të fushatës.

Paloka: Ta ketë parasysh kushdo, kështu është kur i beson Edi Ramës. Për të bërë thirrje qeverisë dhe Edi Ramës; mos u sill si armik me qytetarët e tu. Bëhu njerëzor për pak minuta. Janë qindra familje që po i nxjerr me fëmijët jashtë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/banoret-e-shkozes-te-zhgenjyer-na-mashtroi-deputetja-pd-i-mbeshtet/

Free Traffic Exchange