Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Votimi i dekretit të Presidentit mbi ligjin e importit të mbetjeve është kthyer në mollën e sherrit mes mazhorancës dhe opozitës. Kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi, nënvizon se PS ka tërhequr projektligjin. Por se për Florion Mimën, tashmë nuk bëhet fjalë për draftin, por për vendimin e Presidentit. Po ashtu edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, kërkon zbatimin e procedurave parlamentare, teksa për vendimin mbi importin e mbetjeve mbështet zhvillimin e referendumit.
Opozita kërkon votimin e dekretit të Presidentit ku parashikohet ndryshimi i ligjit për importin e mbetjeve.
Pas debateve që zgjasin për rreth një vit, maxhoranca ka vendosur të tërheqë ligjin për importin e mbetjeve.
Por nënkryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Florion Mima, nënvizon se loja e PS-së për plehrat duhet të marrë fund.
Florion Mima: Më mbrapa ndërruar mendim, sollët projektligjin. U çua populli, ju kundërvu dhe Presidenti i Republikës ua rrëzoi, sot e sillni në axhendë. Tani po thoni se e keni tërhequr. E vetmja mënyrë që ai projektligj të bjerë poshtë dhe të shkojë në vendin që meriton është të sillet dhe të votohet kundër nga të gjithë deputetët.
Por kreu i Komisionit të Veprimtarisë prodhuese, Eduard Shalsi, sqaroi se tashmë ai ligj është tërhequr dhe e rëndësishme është zbatimi i politikave për pastrimin e Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/importi-i-mbetjeve-pd-kerkon-votimin-e-dekretit-ne-kuvend-lsi-referendum/