Report TV - Inva Mula vjen me “Peshkatarët e Perlave” në Pallatin e Kongreseve

2018-05-02 3

Opera ?Peshkatarët e Perlave?, me regjinë dhe pjesëmarrjen e sopranos me famë botërore Inva Mula, do të çel sezonin artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Gjatë një konference për mediat, drejtoresha e institucionit Zana Çela paralajmëroi një sezon të pasur artistik.

?Këtë vit ne do ti japim shumë prioritet performancave të Ansamblit Popullorë, pasi ky është viti i 60 vjetorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore?, tha Çela.

Francez Akoka:Politikanë shqiptarë mbështesni operan
?Peshkatarët e Perlave? të shkruar nga Bizet, Mula e ka kënduar të plotë vetëm në Shqipëri në vitin 1990, me regji të Nikolin Gurakuqit.

?Siç e shikojmë të gjithë ne, madje duke ndenjur këtu po thosha si ka mundësi që marrim guximin të luajmë në një teatër që nuk është teatër operash, madje nuk është as një teatër i mirëfilltë është një sallë konferencash. Teatri ka nevojë për ballkone për një rrumbullakësi e thellësi skene, megjithatë nëse antikapet do ti kthejmë në favor, e të mendojmë që po bëjmë një show të bukur një spektakël, i cili nuk do të jetë vetëm për melomanët e të dashuruarit e operas klasike, por do të jetë për një publik më të gjerë?, u shpreh Mula.

Free Traffic Exchange