Report TV - Fier, bllokohen në det 1 ton drogë, po dërgohej drejt Italisë

2018-05-02 0

FIER - Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure nga Vlora e deri pranë gjykëderdhjes së Semanit në Fier, ku janë sekuestruar 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis.

Policia bën të ditur se droga po transportohej drejt Italisë nga një Velierë e emrin ?Nano Nini? me flamur belg, në bordin e së cilës ndodheshin një shqiptar dhe një italian.

Mjeti lundrues është ndaluar mes Plazhit të Levanit dhe Darëzezës, ndërsa trafikantët kanë hedhur në det lëndën narkotike sapo kanë pikasur policinë.

Anija u identifikua nga radari, trafikantët hodhën drogën në det
Ka qenë një sinjalizim nga radari i Policisë Kufitare në Hoxharë i cili ka bërë të mundur identifikimin e një mjeti lundrues të dyshimtë. Menjëherë në drejtim të anijes janë nisur forca të shumta policie nga Policia Kufitare Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare si dhe GdF.

Dy trafikantët janë arrestuar dhe janë shoqëruar për në ambientet e policisë së Fierit.