Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy vlonjatë janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim lidhur me trafikun e drogës përmes kamionit nga Vlora drejt Italisë.
Droga ishte fshehur në brëndësi të kanatave të 9 dritareve duralumini, brenda një automjeti kamion tip ?Mercedes Benz? me targa AA 939 LK.
Policia e Vlorës saktëson sot se sasia e sekuestruar arrin në 79 kg
?Në përfundim të hetimeve Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Vlorë kanë arrestuar në flagrancë si autorë të kësaj vepre penale shtetasit : Arben Kamberaj, 49 vjeç, banues në Vlorë, Irakli Myrto, 48 vjeç, banues në Vlorë.
I përfshirë në këtë veprimtari rezulton të jetë edhe shtetasi R.B., (për arsye hetimi, nuk jepen më tepër të dhëna), i cili është shpallur në kërkim policor.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasinë e lëndës narkotike si edhe automjetin kamion.
Po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Materialet janë referuar në Prokurori, për veprën penale ?Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë? parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/dy-vlonjate-arrestohen-per-drogen-e-fshehur-mes-kanateve-te-dritareve-duralumini/