Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Te ftuar: Ermal Hasimja, Elsa Ballauri,Tomor Alizoti, Arjan Curri, Auron Tare, Fatosi Klosi
Prek Cali është simbol i antikomunizmit shqiptar, pasi në Shqipëri bolshevizmi ishte një sistem gjakatar. Kështu ka deklaruar Tomor Alizoti sonte në studion e emisionit ?Opinion?, ndërsa tha dse komunistët i quanin besimtarët katolikë të pafe dhe të pabesë. Alizoti theksoi se historia shqiptare i dha të drejtë Prek Calit, atë që vuajti vendi për 50-vjet diktaturë pas izolimit, pas telave dhe Spaçit.
Elsa Ballauri ka deklaruar se komunizmi në Shqipëri ka bërë krime dhe duhet dënuar. Ballauri tha se gjërat duhen vendosur në vendin e duhur sepse para tre ditësh kishe Enver Hoxhën në një foto të madhe në të gjitha televizionet. Më tej, ajo, nënvizoi se është shumë e rëndësishme kjo lloj dileme ligjore, por ne duhet të kuptojmë se ligjorja rregullohet nga njerëzit, por as nuk kemi zbuluar historinë dhe kjo nuk është vetëm historike por edhe morale. ?Prek Cali ishte një njeri që kishte luftuar që në fillim të shekullit, kishte patur një jetë kundër pushtuesve dhe armiqve të vendit, ishte një nga njerëzit që iu imponua fuqive të mëdha që krahina e Kelmendit mos t?i shkëputet Shqipërisë?, tha Ballauri.
Prishja e ndërtesës së Prenk Calit ka hapur një debat të gjerë në vend. Edhe sonte në emisionin ?Opinion? po diskutohet për ?Kullën e Prenk Calit, komunistë dhe nacionalistë?, një temë që ka përplasur disa herë panelin në emision. Ermal Hasimja dhe Fatos Klosi kanë debatuar mes tyre për komunizmin, ku Hasimja e ka akuzuar Klosin se po minimizon çështjen e komunizmit e cila sipas tij është një çështje madhore. Nga ana tjetër Klosi i ka thënë se po e deformon historinë pasi ka qëllime për ta përdorur politikisht. Debati mes tyre ishte për rolin që kanë patur drejtuesit në vitet e diktaturës ku Hasimja thoshte se atë kohë janë përdorur ideologji barbare dhe dhunë, ndërsa Klosi i quante këto përgjithësime: ?Ka ndodhur në Lushnje ku shkonte Mehmet Sheu dhe pushkatonte njerëzit me çfarë të gjente përpara. Pra thelbi i komunizmi ky ishte dhunë barbare ndaj njerëzve?, u shpreh Hasimja.
Fatos Klosi ka treguar rrjedhën e vrasjes së heroit antikomunist Prek Cali, i cili është rikthyer në debat të madh gjatë këtyre ditëve në opinionin publik, pas shembjes së kullës së tij në Vermosh në Malësinë e Madhe. Klosi tha në studion e emisionit ?Opinion? rreth historisë së vrasjes së tij se komunistët i dërguan Prek Calit një prift atje ku ishte fshehur bashkë me disa të tjerë për të negociuar për dorëzimin. Sipas tij, kur dikush dërgon dikë për t?u marrë vesh, do të thotë, se do dalësh në gjyq të rregullt. Por kjo nuk do të thotë se ky që ka vrarë do të shpëtohet.