Ora News - Tre muaj pa rroga, fushata elektorale penalizon punonjësit bashkiakë

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kolapsi i krijuar për shkak të një ligji që nuk lejon punësime dhe shkarkime gjatë fushatës elektorale, ka krijuar një kolaps të vërtetë me pagat në bashkinë e Lezhës dhe njësitë administrative në varësi të saj. Kështu, një pjesë e nëpunësve nuk kanë marrë rrogat prej tre muajsh duke u përballur me një situate të vështirë për familjen e tyre. Kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj premton ta zgjidhë shpejt problemin, por pa caktuar kohën e saktë të pagesës.
Punonjesit e njesive administrative dhe një pjese e nëpunësve të Bashkisë nuk kanë marrë pagat prej tre muajsh. Kjo situatë ka shkaktuar zemërim mes punonjësve të penalizuar, të cilët thonë jashtë kamerave se ndjehen pa zgjidhje. Shqetësimi është pranuar dhe nga Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj i cili thotë se bashkia nuk ka probleme financiare, por kjo ka ardhur për shkak të një ligji që pengonte punesimet dhe shkarkimet gjatë fushates elektorale. Sipas tij për këtë kolaps është marrë mase ndaj drejtorit të përsonelit i cilië shtë shkarkuar nga detyra. Frrokaj ka garantuar se të gjithë punonjesit do të paguhen, por pa dhënë një afat se kur të ndodhe një gjë e tille.
Fran Frrokaj, kryetar i Bashkisë Lezhë: ?Për shkak të një ligji që pengonte lirimet dhe punësimet në pjesën e fushatës u bë një farë kolapsi, i cili besoj shumë shpejt do të sqarohet? .
Situata ka krijuar vështiresi financiare për punonjesit shumica e të cileve kanë si burim të vetem të ardhurash pagen që marrin në bashki.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/tre-muaj-pa-rroga-fushata-elektorale-penalizon-punonjesit-bashkiake/

Free Traffic Exchange