Nga Durrësi sot nis aksioni ?Të pastrojmë Shqipërinë që duam? fushata e ndërmarrë nga ministri i ri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
I ndare në disa faza, Ministri Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi lançoi nga Durrësi në një tryezë me kryetarët e bashkive ne vend, fillimin e operacionit mbarëkombëtar.
I ngjashëm me mega operacionin e energjisë elektrike kundër vjedhjes përsa i përket masave të ashpra penalizuese, Klosi foli për një mjedis të ndotur dhe aspak mikpritës për turistët.
Kreu i dikasterit tha se në katër vite është bërë shumë, por pa arritur rezultatin e duhur, pasi mbetjet urbane mbeten ende një nder problemet më te mprehta mjedisore.
Mjedisi nuk është zot pa mall, tha Klosi ndaj sot shpallim nismën e gjerë për një mjedis më të pastër, për tu shkëputur nga ndotja, si garanci për zhvillimin e turizmit