http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ligji për importin e mbetjeve është bërë objekt debati politike në komisionin parlamentar të veprimtarive Prodhuese. Edhe pse një mbledhje konstituimi, demokrati Florion Mima e shfrytëzoi për të thënë se nuk ka se si ligji të tërhiqet nga socialistët. Sipas tij, kuvendi duhet të shqyrtojë dekretin e presidentit që e kthen ligjin.
Si përgjigje, socialisti Eduard Shalsi tha se mazhoranca ka vendosur të tërheqë nismën nga shqyrtimi parlamentar. Për LSI-në, e cila e votoi një vit më parë ligjin në Kuvend, në aspektin juridik PS nuk mund të tërheqë ligjin.
Ligji për importin e mbetjeve, para miratimit të tij, shkaktoi debat të madh, pasi opozita dhe shoqëria civile akuzonte se qeveria do të lejonte që në vend të importoheshin mbetje të rrezikshme në Shqipëri.