Ora News - Shkodër, muzeu “Oso Kuka” një destinacion turistik

2018-05-02 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Numri në rritje i vizitorëve në muzeun historik të Shkodrës, ?Oso Kuka? flet për një sezon të mirë turistik, por domosdoshmëri mbetet një godinë e re pasi ajo ekzistuese është e amortizuar. Sipas zyrtarëve, shtëpia e vjetër karakteristike ku ndodhet muzeu ka nevojë për rikonstruksion por një godinë tërësisht e re do të ishte më e përshtatshme për materialet e rëndësishme që mban muzeu.
Muzeu Historik ?Oso Kuka? sot është kthyer në një prej destinacioneve kryesore të vendasve por edhe të huajve, që duan të njihen me historinë, traditën dhe kulturën e një qyteti të lashtë si Shkodra e këtë e tregojnë shifrat në rritje të vizitorëve për këtë sezon turistik.
Fatmir Juka, drejtor i muzeut ?Oso Kuka?: ?Muzeu historik i Shkodrës me qëndrat e tij muzeale është tashmë një destinacion final i guidave turistike, vizitorëve , një destinacion që figuron në harta , qofshin ato materiale apo dixhitale dhe tani e mbrapa ne flasim vetëm sesa lëviz numri i vizitorëve nga viti në vit? .
Por ajo që vijon për fat të keq të mbetet një shqetësim në këtë muze, është godina, pikërisht ajo shtëpi karakteristikë ndër të paktat që i kanë mbetur Shkodrës, që me gjithë ndërhyrjet e pjesshme, ka nevojë për një rikonstruksion total. Madje, për drejtuesit e muzeut, ka ardhur koha për një muze të ri.
Fatmir Juka, drejtor i muzeut ?Oso Kuka?: ?Ka nevojë për një vlerësim një ristrukturim, ndoshta ka nevojë për një muze të ri komplet. Pastaj destinacioni i këtij objekti mund të marri forma nga më të ndryshmet, brenda rrafshit të muzeologjisë flas gjithmonë. Një muze i ri tashmë është jo më një nevojë, por është një thirrje e kohës, një formë për të qëndruar përkrah kulturave të tjera.
?Marubi? është një shembull i gjallë që tregon se investimi largpames, i jep një tjetër dimension këtyre muzeve.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-muzeu-oso-kuka-nje-destinacion-turistik/

Free Traffic Exchange