Report TV - Shembja e banesave në Shkozë Paloka: Rama të bëhet njerëzor

2018-05-02 0

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë qenë sot në Shkozë, nga ku kanë dënuar shembjen e banesave, në kuadër të projektit të Unazës së Madhe dhe rehabilitimit të Lumit të Lanës.

Pranë banorëve kanë qenë deputetët Rudina Hajdari, Edi Paloka dhe Albana Vokshi.

Nënkrytari i PD, Edi Paloka i kërkoi kryeministrit të bëhet njerëzor dhe t?u japë zgjidhje qytetarëve në vend të rrafshimit të banesave.

?Këtu sikur jemi në ndonjë vend që është në mesin e një lufte. Lufta është mes kësaj qeveri dhe banorëve jo vetëm të Shkozës, por të gjitha atyre që e besuan Edi Ramën dhe i dhanë votën. Kështu është kur i beson Edi Ramës.