Një tjetër operacion i përbashkët antidrogë po vijon të zhvillohet në det e tokë nga Policia Kufitare Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare, GdF, D.V.P. Vlorë e D.V.P. Fier.
Policia bën të ditur se operacioni ka ardhur pas sinjalizimit të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar rreth 1 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Bllokohet midis Plazhit të Levanit dhe Darëzezës një Velierë me emrin ?Nano Nini? me flamur Italian me 2 persona në bord, një Italian dhe një Shqiptar.
Skafistët kanë hedhur lëndën narkotike në det.
Policia po rikuperon lëndën narkotike.