Biznesmeni i hidrosanitareve Nikolin Janina, figuron i varfër në 14 llogaritë bankare që disponon së bashku me bashkëshorten e tij M.Janina. Pavarësisht se Janina zotëron një kompani mjaft të njohur të paisjeve të porcelanit dhe administron disa prona në bregdetin jugor të vendit dhe disa apartamente, llogaritë bankare që ai dispononn tregojnë se biznesmeni është i varfër.
Çuditërisht 15 llogaritë të verifikuara nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia e Tiranës, janë me shifra financiare qesharake. Gazeta ?Shqiptarja.com? mëson se në total biznesmeni zotëron në llogaritë e tij shumën prej 410 mijë lekë të vjetra.
Ndërkohë për sa i përket llogarive në euro, ato janë në balancën prej 468 euro.