Një javë pas konstituimit të qeverisë ?Rama 2?, disa përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur ta japin dorëheqjen nga postet politike, në sektorë kyç të administratës shtetërore. Pas largimit të natyrshëm të ministrave, dorëheqjet janë zhvendosur në nivel zëvendësministrash dhe drejtorësh.
Dy ditë më parë, dhanë dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Dashamir Xhika si dhe drejtori i Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë Ylli Spahiu. Megjithatë, të dorëhequrit përbëjnë një përqindje modeste të përfaqësuesve të LSI në krye të drejtorive në rang kombëtar.