By Passi i Fierit si dhe ai i Vlorës nuk mund të përfundojnë para vitit 2019. Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me dije të martën afatet për shprehjen e interesit nga ana e operatorëve të interesuar që duan të hyjë në garë për vijimin e procedures së ndërtimit të By-Pass-it të Vlorës apo Fierit.
Ky njoftim vjen menjëherë pas atij të bërë nga ana e BERZH në datë 17 gusht. Në dokumentin e ARRSH jepen detajet e projekteve, gjendja e tyre aktuale dhe hapat që duhet të ndjekin subjektet.
ARRSH vlerëson se kompanitë që duan të janë pjesë e garës duhet të shprehin interesin deri në datë 25 tetor. Kjo konsiderohet si faza e para kualifikimit për ndërtimin e segmenteve rrugorë By-pass Fier dhe Vlorë.
By-pass-i i Vlorës duhej të kishte përfunduar në tetor të këtij viti por kompania Serenissima nuk arriti të përmbushte detyrimet kontraktuale duke ju hequr kontrata.