Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një situatë e tensionuar ka shoqëruar gjatë ditës banorët e Shkozës teksa fadromat e IKMT kanë shembur banesat e para për ti hapur rrugë projektit të zgjerimit dhe rehabilimit të lumit të Lanës. Disa familje janë ngujuar në banesat e tyre, para aksionit dhe situata është normalizuar me ndërhyrjen e policisë.
?Situata është e nderë për ne banorët. Nuk ka asnjë konfrontim me forcat e rendit. U gjendëm të rrethuar nga forcat e policisë dhe FNSH, mni 100 forca dhe na thanë që futuni brenda sepse ne mbështesim IKMT për prishjen e banesave. Nuk na ka ardhur asnjë paralajmërim paraprak. Gjendja e banorëve është e tensionuar.?
Mes historive të shumta njerëzore, të banorëve që preken nga ky projekt, është edhe kjo e kësaj nënën me foshnjen 10 ditëshe që aktualisht mbetet në qiell të hapur.
?Qeveria na ka dhënë urdhër që të dalim nga shtëpia. Asnjë lloj letre nuk na ka sjellë. Shtëpinë e kam me letra që në vitin 1985 dhe shteti po na nxjerr. Veliaj ka qenë kur ne kemi bërë mitingje dhe na ka thënë që mos dilni nga shtëpia pa dëmshpërblim, bashkë me Sajmir Tahirin. Sot, unë fëmijën e kam 1 javë dhe me jepet urdhëri ta dal nga shtëpia që policia sikur ne jemi terrorista nuk na lejojnë të kalojmë aty.?
Partia Demorkatike thotë se gjendet pranë banorëve para këtij vendimit, që sipas tyre, është antiligjore. Në Shkozë ishte deputetja demokrate Grida Duma.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ikmt-nis-shembjet-e-para-ne-shkoze-banoret-ngujohen-ne-banesa/