Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Email
Nga aksioni i nisur në QSUT 4 vite më parë, Ogerta Manastirliu si Ministre e shëndetësisë vendos të ndërmarrë të njëjtin aksion në nivel kombëtar në të gjitha spitalet. Në 100 ditët e para, institucionet spitalore do të pastrohet nga objektet, pika tregtimi apo bare.
Manastirliu: Angazhimi ynë është që brenda 100 ditëve hapësirat e jashtme të spitaleve apo qendrave shëndetësore që të pastrohen nga çdo ngrehinë që nuk ka lidhje me veprimtarinë e përditshme të këtyre institucioneve. Ne jemi të palëkundur për të pastruar një herë e mirë spitalet.
Ministrja e Shëndetësisë shpalli gjithashtu hapjen e konkursit publik për përzgjedhjen e 17 drejtuesve të rinj të spitaleve Universitarë
Manastirliu: Në bashkëpunim edhe me 17 drejtuesit e rinj të spitaleve rajonale dhe universitare të cilët do të përzgjidhen nga një konkurs publik që ne do ta kryejmë brenda një afati 35 ditor, ne do të vëmë plotësisht në zbatim planin tonë për transformimin e tyre në institucione të denja të kujdesit shëndetësor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/manastirliu-brenda-100-diteve-pastrohen-hapesirat-e-spitaleve/