Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emigrantët e kthyer në Shqipëri do të jenë kategoria që do të mbështeten nga institucionet e mikrokredive. Kreu i shoqatës së mikrofinancës shqiptare bëri me dije se synojnë të ofrojnë mbështetje për këtë kategori duke u dhënë mundësi investimi. Ndërkohë që i kërkohet qeverisë mbështetje për të subvencionuar më shumë fermerë.
Emigrantët e kthyer në Shqipëri si pasojë e krizës ekonomike në vendet ku jetonin do të kenë mundësi të përfitojnë financim nëpërmjet institucioneve që ofrojnë mikrokredi. Kreu i shoqatës së mikrofinancës Bajram Muça premton mbështetje për këtë kategori ndërsa kërkon subvencione nga qeveria për financimin e fermerëve.
Muça: Po shikojmë mundësinë për të financuar edhe emigrantët që kthehen në Shqipëri për ti dhënë mundësi dhe akses atyre që të investojnë ato para që mund të kenë mbledhur, por edhe me një ndihmë financiare. Ndoshta edhe qeveria duhet të shikojë mundësinë e subvencionimit të këtyre interesave sidomos në zonat rurale.
Duke u gjendur përpara zhvillimeve të tregut financiar kreu i shoqatës thotë se tashmë po shohin edhe mundësinë e shndërrimit të institucioneve të mikrofinancës në institucione bankare.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/ne-vemendje-emigrantet-e-kthyer-ne-vend/