?Isoperla vjosae? quhet insekti më i ri i zbuluar në hidrocentralin e Poçemit në Lumin Vjosa, ndërsa bashkë me të u zbulua edhe një lloj i ri peshku i cili akoma nuk është pagëzuar me një emër nga shkencëtari që e ka zbuluar.
Këto dy gjallesa të reja u zbuluan nga një studim në hidrocentral i realizuar nga rreth 30 shkencëtarë nga 4 vende të ndryshme të botës.
Shkencëtarët zbuluan gjetjet e tyre ditën e sotme në Tiranë, ku në vetëm një javë janë gjetur 300 lloje gjallesash.
Sipas shkencëtarëve lumi i Vjosës është me shumë rëndësi për sa i përket biodiversitetit, ndërsa vënë theksin tek rreziku i zhdukjes së shumë prej kafshëve dhe bimëve që ndodhen në zonë, në rast se do të ndërtohen hidrocentralet e planifikuara.
Sipas Prof. Fritz Schiemer nga Universiteti i Vjenës dhe koordinator i studimeve në Vjosë, vlerësimi i parë mund të shikohet vetëm si fillimi i një studimi më të thelluar.