Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia ka zbardhur përplasjen e ndodhur mbrëmë në Elbasan, ku një makinë ka goditur mjetin e policisë dhe më pas është larguar. Burimet zyrtare bënë me dije se dije janë sekuestruar 7 automjete, tre prej tyre të blinduara dhe një armë zjarri sportive. Sipas policisë janë arrestuar tre persona.
Operacioni për verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara është shoqëruar me një përplasje gjatë ditës së djeshme mes uniformave blu dhe një shtetasi.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në lagjen ?Dyli Haxhire?. Efektivët e policisë në kuadër të operacionit bllokuan një automjet lukzosme një vlerë rreth 100.000 Euro, ndërsa drejtuesit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit.
Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip ?Audi? vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e Policisë .
Më pas mjeti që goditi mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor. Mjeti tip ?Audi? dyshohet se është i blinduar.
Në mbështetje të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan shkuan Renea dhe FNSH.
Policia thotë se ka bërë identifikimin e drejtuesit të mjetiti tip ?Audi? që goditi mjetin e policisë dhe po punojnë intensivisht për kapjen e tij.
Mjeti tip ?Audi? dyshohet të jetë i blinduar dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe rezulton në përdorim nga P.Ç.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/operacioni-per-mjetet-e-luksit-audi-godet-mjetin-e-policise/