http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
700 drejtues ndalohen nga policia çdo vit për drejtim makine pa patente. Shifra është alarmante në një kohë kur sipas statistikave, një pjesë e konsiderueshme e këtyre drejtuesve janë të mitur që lëvizin me makina.
Sipas kreut të policisë rrugore, Mitat Tola, ka mjaft të mitur që nuk kanë leje drejtimi dhe lëvizin me makina në zona rurale apo dhe lagje të qyteteve, ndërsa prindërit justifikohen gjithnjë se makinat merren pa dijeninë e tyre.
Pas fushatës sensibilizuese për vendosjen e mjeteve fiksuese për të miturit, Tola lajmëroi dhe nisjen e aksionit tjetër kundër përdorimit të celularëve. Përdoruesit e telefonave në timon, do të ndëshkohen maksimalisht.
Drejtori i policisë rrugore konfirmoi edhe vënien ne përdorim te radarëve të rinj, të cilët mund të fiksojnë shkeljet. Vetëm përgjatë 20 muajve nga aksidentet rrugore 30 fëmijë kane humbur jetën. Shkaqet janë të shumta që nga mospërdorimi i mjeteve fiksuese, por edhe neglizhenca e prindërve.