http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni për të pastruar akset kombëtare rrugore do të përfshijë edhe pikat e karburantit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka në juridiksion mbi 3000 kilometra rrugë, por të dhënat flasin se janë 1000 pika karburanti, të cilat funksionojnë përgjatë akseve nacionale dhe që do të kalojnë në sitën e grupeve të kontrollit. Kjo do të thotë se Shqipëria ka mesatarisht për çdo kilometër një pikë karburanti.
Drejtuesit e Autoritetit thonë se edhe reklamat e bizneseve përgjatë rrugëve janë burim aksidentesh, ndaj dhe aksioni ka për qëllim rritjen e sigurisë, duke respektuar distancat e kodit rrugor. Pritet që dy ministrat Gjiknuri dhe Xhafaj të firmosin urdhrin për prishjen e objekteve me qëllim që Autoriteti Rrugor të nisë punën, për evidentimin e objekteve me dhe pa leje dhe më pas të ndërhyhet.
Ndërkohë, Instituti i Statistikave publikoi të dhënat për aksidentet për muajin gusht, ku rezultoi se numri tyre ka pësuar një rritje me të njëjtin muaj të një viti më parë. Në gusht 2017 u regjistruan 215 aksidente, nga 198 që ndodhen në gusht 2016.