Kush vjen per dreke/ Saimir Kodra flet per mardhenien me Gentian Zenelajn

2018-05-02 3

Ndërkohë që ka gatuar në ?Kush vjen për drekë?, Saimir Kodra ka folur edhe për mardhënien me kolegun e tij në emisionin ?Stop?, Gentian Zenelaj.
Kodra tha se përveçse janë kolegë, me Zenelajn kanë një mardhënie miqësore dhe se i bashkojnë shumë pasione si makinat, peshkimi, gjuetia etj.
?Gentin e kam vërtet shok shumë të mirë. Është koleg shumë I mirë, na bashkojnë pasione interesante, peshkimi, gjuetia, makinat. Mua më pëlqejnë meshkujt që janë familjarë shumë të mirë, bashkëshortë të zotë. Se ndoshta në mardhëniet me bashkëshortet i kemi të vështira të gjithë për shkak se jemi shqiptarë, jemi mediteranë, sanguinë dhe gjaknxehtë. Por një mashkull i mirë duket sa i zoti është në mardhënie me fëmijët. Genti është një baba shumë i mirë? tha Kodra.