Report TV - Ministrja e Kulturës Kumbaro viziton vendvarrimin e Skënderbeut

2018-05-02 0

Pas shumë kronikash dhe shqetësimesh publike në lidhje me degradimin e vendvarrimit të Skënderbeut, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e pa nga afër gjendjen në të cilën ka degraduar memoriali në Lezhë dhe zona muzeale që e rrethon atë.

Restaurimi i vendvarrimit të Skënderbeut, vendosja e shtatores së Skënderbeut pranë zonës muzeale dhe shpallja e 2 marsit feste kombëtare ishin kërkesa që i janë paraqitur ministres Kumbaro nga nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku e cila shoqëronte ministren.

?Unë ju bëj thirrje që ta mbështesni Lezhën në tre ide dhe projekte mjaft të rëndësishme të paraqitura pres saj. Shpalljen e datës 2 mars si ditë feste kombëtare, vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit në sheshin që mbanë të njëjtin emër, si dhe miratimin e projektit të Bashkisë Lezhë për restaurimin vendvarrimit të Heroit Tonë Kombëtarë?, tha Marku.

Kërkeses së bashkisë Kumbaro iu përgjigj pozitivivisht, por duke kërkuar nga kjo njësi vendore që të depozitoje projekte konkrete në mënyre që të financohet edhe restaurimi i tij.