Ora News - Të rinjtë ambientalistë pastrojnë brigjet pranë urës së Bunës

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të rinjtë ambientalistë në Shkodër pastruan brigjet e ndotura të liqenit në afërsi të urës së Bunës, një mision ky që në fakt duhej të kryhej nga autoritetet lokale. Mesazhi i tyre është i qartë, të mos lihet në mëshirë të fatit kjo pasuri kombëtare.
Mirsad Basha: ?Nuk mjafton një ditë, duhet bërë një pastrim i vazhdueshëm. Këto nisma janë më shumë për sensibilizim, për ti ?tërhequr pak veshin? instituticioneve që nuk kujdesen shumë për liqenin. Të rinjtë pastrojnë liqenin por nuk është kjo ndihma e madhe që mund ti japin, duhet më shumë ndërgjegjësim.?
Grupi i të rinjve që u angazhuan për pastrimin e liqenit, janë mbështetur nga administrata e zonave të mbrojtura të Qarkut të Shkodrës. Përfaqësues të saj e shprehin shqetësimin që ka të bëjë me rritjen e kujdesit ndaj kësaj pasurie ujore.
Age Martini: ?Këto janë aktivietet më shumë sensibilizuese për publikun dhe instituticionet shtetërore përgjegjëse për ta, është llogjike pasi në një ditë nuk mund të pastrohet as liqeni dhe as Buna.?
Hapësira ujore e Liqenit të Shkodrës shpesh herë ka qenë në fokus të debateve në tre dekadat e fundit duke qenë një pasuri kombëtare që nuk mbrohet sa duhet. Megjithatë, edhe aktualisht, pastrimi dhe ruajtja e liqenit të Shkodrës, mbetet vetëm në vëmendjen e organizatave joqeveritare.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/te-rinjte-ambientaliste-pastrojne-brigjet-prane-ures-se-bunes/

Free Traffic Exchange