Arrestohen tre persona për përplasjen e makinës së policisë në Elbasan

2018-05-02 1

Policia e Shtetit ka sqaruar aksidentin që ndodhi mbrëmë në Elbasan ku një makinë policie u përplas nga një automjet Audi i dyshuar. Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar tre persona.

Ata janë Ledio Zabeli 26 vjeç, Kelmend Xhaferri 35 vjeç dhe Valmir Dedja 44 vjeç.

Në lagjen ?Dyli Haxhire? uniformat blu ndaluan për kontroll një makinë luksoze Range Rover me vlerë 100 mijë Euro dhe drejtuesit ju kërkua të shoqërohej për verifikim. Në këtë moment, një makinë Audi përplasi makinën e policisë dhe më pas u largua në drejtim të tregut agro-ushqimor.

Policia bën me dije se Ledio Zabeli ishte pasagjer në mjetin tip ?Range Rover? me targa AA 040 OJ që drejtohej nga Kelmend Xhaferri. Mjeti ishte i dyshuar dhe u ndalua nga Policia me qëllim verifikimin e dokumentacionit në kuadër të zbatimit të plan ?operacionit për kontrollin e automjeteve të dyshuara të trafikuara. Gjatë kontrollit të banesës, i'u gjet një sasi materiali bimor i dyshuar kanabis.

Ndërsa Kelmend Xhaferrit i është gjetur një pushkë sportive pa leje në banesë. Kurse i arrestuari i tretë, Valmir Dedja, i cili është roje i tregut agro-ushqimor, kundërshtoi urdhrin e policisë duke mos lejuar hapjen e derës së tregut.

Sa i përket makinës Audi të blinduar me targa AA 795 EP, është identifikuar drejtuesi me iniciale P.Ç dhe është shpallur në kërkim.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 7 automjete, ku 3 prej të cilave dyshohen të jenë të blinduara, konkretisht:

Mjeti tip ?Audi? me targa AA 862 OI në pronësi të shtetases E.Xh

Mjeti tip ?Range Rover? me targa AA 040 OJ në pronësi të shtetasit P.Ç

Mjeti tip Golf me targa AA 097 SA në pronësi të shtetasit E.H

Mjeti tip ?Toyota? me targa AA 814 GN, i dyshuar i blinduar në pronësi të shtetasit G. N

Mjeti tip ?Audi?? A8 i dyshuar i blinduar me targa AA 478 PV në pronësi të shtetasit P.Ç.

Mjeti tip ?Audi? A8 i dyshuar i blinduar, me targa AA 795 EP në përdorim nga P.Ç

Mjeti tip ?Golf? me targa AA 637 KD, në pronësi të shtetasit A. M.