Policia e Elbasanit ka dhënë detaje lidhur me operacionin e zhvilluar një natë më parë ku u sekuestuan disa automjete luksoze.
Gjatë këtij aksioni në lagjen "Dyle Haxhire", një prej automjeteve, tip "Audi" me targë AA 795 EP, i blindur, ka përplasur makinën e policisë MB 002 AA dhe ka tentuar të largohet.
Makina luksoze rezulton në pronësi të biznesmenit të njohur Petrit Çela, pronar i tregut agro ushqimor në Elbasan, i cili është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 7 automjete luksoze, ku 3 prej të cilave dyshohen të jenë të blinduara dhe rezultojnë në pronësi të biznesmenit Petrit Çela.