Report TV - Vlorë, makinat me tabelën 'shitet' zaptojnë parkingjet publike

2018-05-02 2

Dhjetëra mjete me reklama "shitet" kanë zaptuar parkingjet publike në qytetin e Vlorës.

Report Tv ka kryer një vezhgim në disa rrugë të qytetit.

Shqetësimi është ngritur nga shumë banorë të Vlorës por edhe nga subjekte tregtare të cilat ankohen se hapësirat e lira përpara bizneseve të tyre apo dhe rrugëve të qytetit janë zaptuar nga mjete të tilla.

Në lidhje me këtë problem nuk ka asnjë reagim nga ana Policisë Rrugore apo nga ajo Bashkiake.

Mjete e vendosura ne shitje kane vite qe qendrojne te parkuara duke me qellim shitjen e përfitimin duke mos paguar asnjë taksë pranë institucionit të bashkisë.

Ndërkohë që sipas ligjit mjetet që janë me tabela të tilla duhet të ken një vend të caktuar, por përshkak të neglizhencës së Bashkisë Vlorë personat që i shesin ato vazhdojnë aktivitetin të pa shqetësuar.