Ora News - Arrestohet banda e skifterëve shqiptarë, vidhnin shtëpi në Itali

2018-05-02 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia italiane e qytetit të Kuneos në Itali ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin e koduar ?Robin? i cili ka çuar në shkatërrimin e një bande shqiptare e specializuar në grabitje banesash.
Hetimet kanë vërtetuar se prej nëntorit të 2016 e deri më shkurt të 2017 kanë kryer rreth 18 grabitje në provincën e rajonit të Lombardisë e Piemontes.
Nën pranga kanë përfunduar 9 shqiptarë me akuzën e grabijtes së dhunshme e pjesëmarrjes në aktivitet kriminal.
9 shtetasit shqiptarë janë të gjithë banues në Itali në provincën e Milanos dhe Bergamos,
Hetimet kanë vërtetuar se anëtarët e bandës në profilet e tyre në Facebbok shkruanin se ndjeheshin si Robin Hood e ?grabisnin të pasurit për t?ia dhënë të varfërve?.
Nga ky fakt është koduar dhe emri ?Robin? i operacionit të policisë.
Njëri prej shqiptarëve të arrestuar në profilin e tij në facebook kishte shkruar se profesioni i tij ishte ?hajdut?.
Bandës së shqiptarëve u janë sekuestruar dy automjete të vjedhura. bizhuteri, kompjutera, materiale informatike të vjedhura, instrumente të përdorura për grabitjet si dhe rreth 40 mijë euro.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-banda-e-skiftereve-shqiptare-vidhnin-shtepi-ne-itali/

Free Traffic Exchange