Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi ditën e sotme shkollën ?Ardian Klosi?, që mban emrin e publicistit dhe përkthyesit të njohur. Shkolla hapi dyert për herë të parë për nxënësit e saj javën e kaluar, ndërsa u ndërtua edhe falë mbështetjes nga Komisioni Evropian.
Shkolla ka një kapacitet për 1000 nxënës dhe ofron mjedise të reja e kushte modern mësimdhënieje, si dhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sociale dhe sportive.
Kryebashkiaku Veliaj, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin, deputetja e PS, Blerina Gjylameti, si dhe nga familjarë të përkthyesit dhe publicistit Ardian Klosi, u shpreh se kjo shkollë është një nga më modernet e Tiranës, ndërsa zona e Bregut të Lumit po transformohet në një nga lagjet më të mira të kryeqytetit.