Shullazi braktis seancën, kërkohet përjashtimi i trupit gjykues - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hyrja në fuqi e ndryshimeve të kodit të procedurës penale, kanë prekur edhe procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit. Në seancën e sotme gjyqësore, avokatët e të pandehurve kërkuan reduktimin e trupës gjykuese nga 5 që janë në 3, sikundër e parashikojnë ndryshimet. Por një gjë e tillë nuk u mor parasysh nga gjykata, ndaj dhe mbrojtësit kërkuan përjashtimin e trupës.


Vendimi i Gjykatës për të vazhduar seancën me 5 anëtarë, bëri që edhe të pandehurit sëbashku me Emiljano Shullazin, të largohen nga salla në formë proteste. Më herët në seancën e kësaj të marte dëshmoi Mitri Prifti, i afërm me Jani Zaka, për të cilin prokuroria ka dyshime se është kërcënuar nga Shullazi për pronësinë e një garazhi.

Gjatë marrjes në pyetje, ai u shpreh se nuk i njihte të pandehurit, ndërsa tha se i afërmi i tij nuk është kërcënuar nga Shullazi. Në seancën e sotme ishin thirrur për të dëshmuar 9 dëshmitarë, mes tyre dhe ish-kreu i hipotekave Ilirjan Muho, por në Gjykatë u paraqitën vetëm 2.