Ora News - Kanabisi? Fleckenstein: Çështje serioze, jo vetëm vullnet por dhe punë

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, përcolli nga Tirana vlerësimin e Bashkimit Europian sa i takon luftës ndaj drogës.
Duke e cilësuar kanabisin një çështje mjaft serioze, Knut Fleckenstein, tha se janë në pritje të raportit nga Italia lidhur me fluturimet e kryera në Shqipëri, por nënvizoi se BE kërkon në këtë drejtim jo vetëm vullnet të mirë por rezultate.
Knut Fleckenstein:?Do të presim dhe raportin që do të na sjellin kolegët tanë italianë që në fakt kanë fluturime që bëjnë mbi Shqipërinë dhe do të na tregojnë se cila është situata në vend në sajë të këtyre flutrimeve në Shqipëri.Por është vërtetë çështje serioze dhe ajo që duam të shikojmë ne është jo vetëm vullneti i mirë sa i përket kësaj çështje por edhe që vërtetë do të bëhet punë për të pasur një situatë më të mirë në të ardhmen?.
I pyetur nëse BE ka kushte shtesë për çeljen e negociatave me Shqipërinë, eurodeputeti tha se nuk konstaton diçka të tillë dhe nuk do të ishte e drejtë të kishte.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kanabisi-fleckenstein-ceshtje-serioze-jo-vetem-vullnet-por-dhe-pune/

Free Traffic Exchange