Ora News - Fleckenstein: Nëse vazhdoni me reformat negociatat çelen në qershor

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vendimi i Brukselit për çeljen e negociatave do të merret në muajin mars dhe në qershor të nisë procesi, por gjithmonë nëse Shqipëria vazhdon me reformat.
Në fund të vizitës së tij dy ditore në Tiranë raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein doli në një konferencë për median.
Disa herë raportuesi bëri të qartë se çelja e negociatave nuk ishte në dorë të PE por të Këshillit Euopian, se Shqipëria nuk ka kushte shtesë por se duhet të vijojë me reformat e kërkuara.
Knut Fleckenstein: ?Kam ardhur të dëgjoj si është situata në Shqipëri, pas zgjedhjeve në qershor, kush janë prioritetet e qeverisë?
?Përgjegjësia për marrjen e vendimit për çeljen e negociata është e Këshillit dhe jo e Parlamentit Europian. Unë dëshiroj të konfirmoj se në PE do të vazhdojmë të inkurajojmë Komisionin Europian apo Këshillin në mënyrë që negociatat me Shqipërinë të çelen gjysmën e parë të vitit tjetër që vjen.
Gjithmonë, nëse Shqipëria vazhdon me reformat vendimi do të merret në muajin mars dhe në qershor do të nisë.?

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/fleckenstein-konference-te-merkuren-per-takimet-ne-tirane/

Free Traffic Exchange