Report TV - Demiraj: Nëse Vettingu bëhet me ndershmëri ikin shumë policë

2018-05-02 0

Dritan Demiraj, ish-ministri teknik i Brendshëm që një javë më parë dorëzoi detyrën tek Fatmir Xhafaj, përshëndet nismën e ministrit të sapoemëruar, për të verifikuar me imtësi çdo punonjës të Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për 11 mijë punonjës, të strukturave të ndryshme të policisë, që në fillim të vitit 2018 do të kalojnë në testin e verifikimit.

Në një intervistë për ?Shqiptarja.com?, Demiraj argumenton se:?? nëse kjo nismë do të realizohet në mënyrë të ndershme jam shumë i sigurtë se do ikin shumë puonjës policie nga të gjithë nivelet e drejtimit të Policisë së Shtetit, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal??.

Ish-ministri teknik i emëruar nga Partia Demikratikë sqaron për ?Shqiptarja.com? se nuk beson në asnjë moment se kjo nismë do të përndjekë dhe do largojë nga rradhët e policisë së Shtetit, policë që nuk dëshirohen nga pushteti.

Free Traffic Exchange