Ora News - Xhafaj: Hetim për radarët. S'ka shqetësim për kthim vizash

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një intervistë ekskluzive për Tonight Ilva Tare, thotë se po harton një dokument strategjik me 10 prioritete kryesore.
Sipas tij, deri më tani ka preferuar të mos e bëjë publike këtë dokument, ndërsa thotë se ka zhvilluar takime me prokurorë të ndryshëm dhe punonjës policie të të gjitha shtresave.
I pyetur për kanabisin, ai tha se fenomeni është duke marrë fund.
Intervista:
Tare: Ju vura re se hapët një llogari në Twitter
Xhafaj: Me sa pashë nuk rezistova dot më. Jam i detyruar që edhe për efekt të transparencës me publikun ta bëjë këtë.
Tare: Do të vazhdoni të qëndroni më shumë në media apo në Twitter?
Xhafaj: Do të vazhdoj të qëndroj pak në media po shumë në komunikim me publikun. Twitter do të jetë një mundësi për një transparencë shumë më të shpejtë me publikun por edhe me partnerët. Në momentet që sulmohem më shumë, çuditërisht marrë më shumë mesazhe dhe telefonata dhe nuk e di pse ndodh kjo. Sikur t?i ruaja të gjithë mesazhet do të bëhet një libër. Mesazhet e njerëzve të thjeshtë i kam ruajtur. Nuk jam viktimë e kujtimeve. Për sa i përket reformës në drejtësi po e mendoj. Kam një lloj detyrimi jo thjesht ndaj vetes por për të gjithë atyre që kanë kontribuar.
Tare: Do të jetë në një mënyrë si e keni përjetuar ju apo?
Xhafaj: Diçka mikse.
Tare: Katër muaj shkëputje nga Ministria e Brendshme ndihet sikur kanë lëvizur gjërat? Kanë dalë nga kontrolli?
Xhafaj: Nuk është çështje kontrolli, por drejtimi. Sot jam rikthyer me të gjithë përgjegjësitë e mia për ta bërë këtë punë sa më mirë.
Dokument strategjik prej 10 pika për drejtimin e Ministrisë

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ministri-i-brendshem-xhafaj-interviste-ekskluzive-ne-tonight-ilva-tare/

Free Traffic Exchange