Ora News - Studentët shqiptarë dhe italianë, ekspeditë në qendrën arkeologjike

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për të tretin vit në Bylis ka vijuar punën ekspedita shqiptaro-italiane. Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës dhe studentët e Universitetit të Barit do të dokumentojnë monumentet e zbuluara në qytetin më të madh të Ilirisë së Jugut. Vitin që vjen, puna e tyre do të pasqyrohet në një botim të plotë, që do u shërbejë të gjithë studiuesve.
Çdo hap në Bylis është një hap i hedhur mbi monumente, disa prej tyre të zbuluara e të tjera ende në process. Qyteti më i madh i Ilirisë së Jugut, shtrirë mbi një kodër në fshatin Hekal të Fierit, ka një sipërfaqe prej 32 hektarësh dhe në të kryqëzohen kultura e ngjarje të rëndësishme.
Studentët shqiptarë dhe ata italianë të arkeologjisë u rikthyen për të retin vit në Bylis për të vijuar me dokumentimin e monumenteve të zbuluara. Arkeologu Nertian Ceka thotë se synimi i ekspeditës shqiptaro-italiane është krijimi i një database mbi monumentet që do u shërbejë jo vetëm studentëve por edhe historianve e arkeologëve.
Për Drejtuesen italiane të ekspeditës, Roberta Beli me rëndësi është promovimi i Bylisit

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/kultura/studentet-shqiptare-dhe-italiane-ekspedite-ne-qendren-arkeologjike/